Top News – Përkeqësohet moti/ Java e fundit erëra të forta detare | VPS and VPN
Top News - Përkeqësohet moti/ Java e fundit erëra të forta detare

Top News – Përkeqësohet moti/ Java e fundit erëra të forta detare



Moti drejt përkeqësimit në Adriatik. Në ditët e para të javës së fundit të këtij viti parashikohen erëra të forta detare me drejtim nga jugperëndimi që do të vështirësojnë lëvizjet në Adriatik këtë fundviti. Kapiteneria e portit detar të Durrësit bën me dije se situata detare do të vijë drejt përkeqësimit nga mesdita e së hënës dhe të martën, kur forca e detit pritet të arrijë 7-8 ballë. Kapiteneria ka njoftuar anijet për situatën në vazhdim duke kërkuar shmangjen e lundrimeve për anijet e tonazhit të vogël e të mesëm deri në ndryshimin e kushteve atmosferike në det të hapur, si dhe marrjen e masave të sigurisë për mjetet lundruese. Mëngjesin e së dielës në port ka mbërritur në kohë një traget i linjës së Barit me 281 pasagjerë, kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri dhe Kosovë për të festuar ndërrimin e viteve, si dhe 63 mjete. Pasdite dhe në mbrëmje pritet të nisen nga Durrësi një traget drejt Ankonës dhe dy drejt Barit. Numri i udhëtarëve në këtë fundviti për shkak të kushteve te diktuara dhe nga pandemia ka qenë më i ulët se vitet e kaluara.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#Weather#TopChannel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *