Top News – Covid 19 në Shqipëri/ VOA: Java më e keqe e pandemisë | VPS and VPN
Top News - Covid 19 në Shqipëri/ VOA: Java më e keqe e pandemisë

Top News – Covid 19 në Shqipëri/ VOA: Java më e keqe e pandemisë



Zëri i Amerikës duke iu referuar të dhënave zyrtare tëpublikuara nga Ministria e Shendetësisë në Shqipëri, nënvizon se java që lamë pas është me e keqja e pandemisë që kur filluan rastet e para në shqipëri, ku situata ka ardhur duke u rënduar me një pozitivitet në nivele tejet të larta. Në 7 ditët e shkuara, u rregjistruan 112 humbje jete, ose 19.1 përqind me shumë. Dita me nivelin më të lartë ishte 5 dhjetori me 19 vdekje. Në javën pararendëse 24-30 nëntor pati një ulje të numrit të rasteve të reja, për shkak të reduktimit të tamponëve. Këtë herë ato kërcyen ndjeshëm, ndërsa testimet ishin thuajse në të njëjtat kuota, vetëm 1.8 përqind më shumë, ose në total 15.527 tamponë. Sipas të dhënave javore, të prekurit e rinj shkuan në 5.501 persona, ose 18.9 përqind më shumë nga java pararendëse kur ishin rregjistruar 4.626 raste. Mesatarja ditore ishte në kuotën e 785 të infektuar. Dita me numrin më të lartë ka qenë 5 dhjetori me 846 raste. Java e shkuar shënoi dhe një kërcim të ndjeshëm të pozitivitetit, raportit mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara, duke u ngjitur në nivelin e 35.4 përqind, nga 30.3 që ishte një javë më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet. Në Itali, një vend i cili po përballet me një valë të dytë të fortë, pozitiviteti në javën e fundit luhatej mes 10-11 përqind, më shumë se tre herë më pak se Shqipëria. Në ndryshim nga java pararendëse, në 7-ditëshin e fundit është vënë re një numër më i vogël pacientësh në spitale. Por ndërkohë, rastet e komplikuara që përfundojnë në terapi intensive ose të intubuar, thuajse janë dyfishuar.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#VOA#TopChannel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *