Java më tragjike e Greqisë me thuajse 800 të vdekur nga koronavirusi | VPS and VPN
Java më tragjike e Greqisë me thuajse 800 të vdekur nga koronavirusi

Java më tragjike e Greqisë me thuajse 800 të vdekur nga koronavirusi



Greqia ka përjetuar një prej javëve më dramatike sa i takon bilancit tragjik të vdekjeve nga covid-19. Me 98 viktimat e ditës së diel vetëm këtë javë kanë humbur jetën 794 persona, ndërsa prej fillimit të pandemisë 2321qytetarë.

Gjithashtu mbetet i lartë numri i të intubuarve, 603, ndërsa rastet në 24 orët e fundit kanë qenë të pakta, 1193, për shkak edhe të numrit të ulët të testeve, ndërsa në total kjo shifër ka shkuar në mbi 104.000 të prekur.

Edhe Financial Times me një grafik dhe një artikull në orët e fundit ka vërtetuar se Greqia pas 24 Nëntorit ka regjistruar rekord vdekjesh për 100.000 banorë, duke kaluar edhe shifrat mesatare të vdekjeve në SHBA, BE dhe Britani.

Ndërkohë drejtori i spitalit Papanikolau, një prej spitaleve të mëdha të Selanikut, ka deklaruar se qeveria nuk duhet të lehtësojë masat e mbylljes së përgjithshme që ka filluar thuaje prej fillimit të nëntorit, sepse sidomos për Selanikun që regjistroi në datën 25 të këtij muaji, numrin më të madh të vdekjeve, do te ishte një tragjedi kombëtare.

Pjesëtarë të kabinetit qeveritar, në këshillim edhe me grupin e specialistëve të pandemisë, duket se sugjerojnë që të paktën deri për Krishlindje, madje edhe pas tyre, të mos hapen fare restorantet.

Gjithashtu shqetësim i madh ekziston për gjendjen e sistemit spitalor në Greqinë e Veriut, ku përveç Selanikut , spitalet e të cilit punojnë në limit të plote, gjendje dramatike ekziston edhe tek spitalet e Pelles, Edeses, Drames, Kavales dhe Volosit.

Janë dhjetëra raste ne dite ku shume paciente tashme transferohen ne spitale te tjera te vendit nga këto qytete, pasi nuk ka shtretër me intubim apo dhoma të veçanta të terapisë intensive dhe numri i atyre që shtrohen është shume herë më i madh se i atyre që dalin të shëruar.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni:

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE:
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE:
Follow Top Channel on Instagram HERE:
Follow Top Channel on Twitter HERE:
#TopNews#TopChannel

4 thoughts on “Java më tragjike e Greqisë me thuajse 800 të vdekur nga koronavirusi

  1. Përshëndetje;
    Ne jemi një kompani financiare që ju ofron mundësinë të përfitoni nga huatë e ndërsjella për të shuar etjen tuaj për sukses, shlyerjen e borxhit, blerjen e makinës, pasuri të paluajtshme …
    Ne jemi në dispozicion për t'ju dhënë huanë që ju nevojitet në më pak se 72 orë. Shkalla e interesit ndryshon në përputhje me kërkesën tuaj dhe nuk mund të kalojë një maksimum prej 4.7%.
    Për çdo informacion tjetër, mos hezitoni të na kontaktoni direkt përmes adresave tona që janë:
    Email: [email protected]gmail.com

  2. Popo genjeshtra sa te duash Ne greqi jetoj Po bejne namin Qe te bejne vaksinen sa me pare BEJNE BUJE QE TE DEGJOJNE TE TJERET SI DO KALOJE PLANI TJETER NE VEPRIM LANE KOKREN E NAMIT BASHKE ME JU TE MEDJAVE QE JENI TE SHITUR

  3. HAHAHAHAHAHHAHAHHAHA
    🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
    SA GENJEN MEDIA SHQIPTARE HAHAHHAHAHHAHAHAHHAH
    JO PO 7 MILION TE VDEKUR HAHAHHAHA ,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *